Situata e emergjencës nga koronavirusi është reflektuar edhe me rritjen e çmimeve të fruta perimeve edhe në Elbasan.
Por ajo që të bie në sy, në dryshim nga rrethe e tjera që kanë lejuar vazhdimësinë e tregjeve nën masat e rrepta të higjenës, në Elbasan janë mbyllur dy tregjet kryesore, duke i detyruar tregtaret të shesin mallrat e tyre në rrugë jashtë të gjithë kushtëve higjenike, apo grumbullim njerëzish nëpër keto dyqane.
Sic shihet në foto edhe në tregun fruta perime duket qartë që ka dyndje njerëzish, pa ndjek asnjë udhëzim të qeverisë për largësinë e klientëve nga njëra-tjetri.
Tregtarët kërkojnë nga Bashkia Elbasanit që të hapë tregjet nën masat e vendosura nga qeveria, sepse tregtimi në rrugë, sipas tyre nuk është higjenike për qytetarët, por kjo do të ndikojë edhe në cmimin e produktëve.
Edhe qytetarët janë të shqetësuar nga mbyllja tregjeve të fruta-perimëve.
“Nuk e kuptojmë që qeveria punon me dy standarte. Ne Tiranë dhe rrethe të tjera fuksionojnë tregjet , në Elbasan janë mbyllur duke I detyruar të shesin në rruge, apo të rrisin cmimet, thonë mes të tjerash qytetarët.
Kryesisht cmimet që kanë pasë rritje në këto ditë janë limoni apo portokalli, por edhe perimet, gjë që rëndon xhepat e konsumatorëve elbasanas.