A e mbani mend ‘taramelen’? Shikoni sa është rritur Xheisoni i vogël (FOTO)

Me siguri, të gjithëve ju kujtohet Xheison Bafti, një nga fëmijët e vegjël që ishte pjesë e programit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

‘Gazetari’ i vogël u bë shumë i famshëm asokohe për artikulimin e tij të veçantë, teksa nuk arrinte dot të shqiptonte gërmën “K”, dhe në vend të saj, i shqiptonte të gjitha fjalët me “T”.

Djaloshi nga fshati Myshqeta i Tiranës u kthye në një personazh të preferuar për shumë shqiptarë, teksa arriti që brenda pak kohësh të grumbullonte edhe mijëra fansa në rrjete sociale.

Por, a jeni kuriozë ta shihni Xheisonin sërish pas gati 3 vitesh? Nga fotot e publikuara në rrjete sociale, duket se Xheison është rritur shumë, teksa është zgjatur e dobësuar.

Tashmë ai nuk ka më probleme me shqiptimin e fjalëve dhe ‘tarameles’ i thotë siç duhet, ‘karamele’.