Ndonëse ka vite që jetojnë secili jetën e tyre, Soni dhe Mirko Luccarelli, ish-bashkëshorti i saj, janë gjithmonë bashkë kur është fjala për vajzën e tyre Ana. Në çdo rast, kur është fjala për t’i dedikuar asaj surpriza apo për gjithçka që ka atë në fokus, Soni dhe Mirko janë gjithmonë gati.
E ftuar “Në kurthin e Piter Panit”, Soni Malaj u përball me pyetjet pikante të fëmijëve. Një mes tyre ishte edhe ajo që i referohej raportit të saj me ish-bashkëshortin.
A është shok me të?
“Me babain e vajzës sime nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. E vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht që nuk jetojmë me njëri-tjetrin dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për çiftet, mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi kur kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”.
Nje koment
Pingback: 3nomination