Mjeku i njohur dhe shumë i nderuar, Ardian Jorgji ka folur për situatën aktuale të Covid-19 në vendin tonë, dhe për një çështje shumë të rëndësishme në këtë kohë pandemie, siç është bërja apo jo e skanerit nëse je i infektuar. Ai tha për gazetaren Nisida Tufa se ka shumë njerëz që e kalojnë Covid pa bërë fare skaner, ndërsa ata që e bëjnë duhet ta bëjnë vetëm nëse e thotë mjeku.
Megjithatë sipas doktor Jorgjit çdo pacient e ka në dorë vetë ta bëjë apo jo skanerin. Ai tha se dita 7-8-9 e vendos nëse duhet bërë apo jo, si periudha kryesore e sëmundjes.
Pyetje: A duhet bërë skaneri, të gjithë pacientët me kovid duhet ta bëjnë?
Jorgji: Ka njerëz që kanë kaluar kovidin pa bërë skaner, duke u ndikuar nga shenjat e pakta dhe të lehta klinike. Duhet një marrëveshje me pacientin që: ndiqeni në këtë mënyrë dhe shiheni rrugës, nëse është fazë e lehtë nuk është e domosdoshme skaneri.
Është zgjedhje e mjekut sa i takon klinikës së pacientit, por dhe një zgjedhje e pacientit. Ka shumë pacientë që duan të bëjnë skaner, unë i them nuk mjekon, dhe duhet bërë në kohën e duhur për të marrë informacion. Duhen parë shenjat, duhet dëgjuar me vesh dhe pastaj skaneri.
Pyetje: Sa i dëmshëm është skaneri?
Jorgji: Është një ekzaminim që ka vite që ka dalë dhe nuk e quaj korrekte këtë bisedë nga ana juaj dhe atyre që e ngrejnë këtë problem se kam dëgjuar akuza me këtë temë. Duhet bërë kur është e domosdoshme, nëse mjeku ta thotë, do e bësh. Për të tjera kam rezerva.
Pyetje: Kur është koha e duhur për ta bërë?
Jorgji: Përgjigja ndaj kovidit po biem dakrd të gjithë që kundërpërgjigja ndaj kovidit është individuale, pra çdo pacient më vete sepse ka organizëm të ndryshëm. Nuk jam partizan i mjekësisë nëpërmjet telefonit, dëgjohet me vesh dhe në aksnesa dhe pastaj bëhet vlerësimi për nevojën e skanerit, jo më parë se dita e 7, ose 8-9. Janë shenjat klinike ato që të udhëheqin.