Dita e premte sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim. Dita e shtunë rikthen reshjet në territor, dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit. Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore.
Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.
Top Channel