Javën e kaluar, njëra prej vajzave të ?Love Story?, Enxhëll, bëri një videomesazh surprizë duke ndërprerë ceremoninë e trëndafilave. Pas tërheqjes nga programi pak javë më parë, Enxhëll u shfaq e penduar për veprimin e nxituar. Në videomesazh, ajo i kërkoi falje Saimirit, duke kërkuar të rikthehet në spektakël.
Sot, një javë pas kërkesës së Enxhëll, Saimiri ka marrë një vendim.
“Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu?, -është shprehur Saimiri, duke bërë të ditur se nuk dëshiron ta rikthejë Enxhëllin.
Natën e sotme njëra nga vajzat do të eliminohet nga “Love Story”, duke u ngushtuar rrethi dhe do të mbeten vetëm katër.