Komiteti teknik i ekspertëve në një konferencë për shtyp dhanë detaje për situatën nga covid. Ata thanë se situata është e qëndrueshme ndërsa rekomanduam rikthimin në klasa të ciklit parauniversitar.Rakacolli gjithashtu tha që vaksinimi po ecën me ritme të larta në vendin tonë, e aktualisht renditemi në vendet e para në Rajon, në këtë drejtim.
Fico: Incidenca dy javore ulje, mesatarja e rasteve ka rënë në 135 , kemi folur dhe nr e bashkive të prekura, që janë 30 i, mbetet i njëjti nr fatalitetesh.
Brataj: nga monitorimi që 127 i bën situatës , ka një rritje të lehtë të vizitave në banesë 350-360 të tilla.
Shtrimet në spitale kanë një rritje të vogël, në 129 raportime për efekte anësore të vaksinës, janë dhimbje lodhje kokë të dridhura siç është sqaruar në fletën e thënë më parë.
Rakacolli: Situata e qëndrueshme, por me tendencë të lehtë rritje. Vaksinimi ka ecur me ritme të mira, ka përfunduar vaksinimi me dy doza të grupit të riskut, si mjekët. Duke parë këtë situatë mendojmë t’i propozojmë ministrisë , ta kalojë mësimin për parauniversitarët në klasë nga i i kombinuar, beteja me covid vazhdon.
Top Channel