Elbasani forcon mbrojtjen dhe mesfushën, arrihet akordi me 2 të huaj 

Elbasani po vazhdon intensivisht punën për plotësimin e skuadrës në merkaton e verës. Drejtuesit janë angazhuar maksimalisht për të sjellë në Elbasan, lojtarët e kërkuar nga Ivan Gvozdenovic.

Kështu bëhet me dije se verdheblutë kanë arritur akordin me 2 futbollistë të huaj. Sigitas Olberkis dhe Abbas Ibrahim janë shumë afër kalimit te Elbasani. I pari luan si mbrojtës dhe vjen nga Lituania, ndërsa i dyti është nga Nigeria, por vjen nga kampionati Azerbajxhian. 

Dy lojtarë që do të shtojnë forcat për Gvozdenovic për pjesën e dytë të sezonit. Zyrtarizimet e tyre priten të bëhen në ditët e ardhshme.