Mbahet sot seanca për Gjicin në Gjykatën e Elbasanit, 3 ekspertët mjeko-ligjorë do të japin përgjigje për 11 pyetje mbi gjendjen shëndetësore të tij

Seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, në orën 10:00. Në seanën e sotme pritet të diskutohet akti i ekspertimit i kryer nga tre ekspertë të Institutit të mjekësisë lifjore Tiranë, ata duhet tu japin përgjigje 11 pyetjeve.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar tashmë prej disa muajsh që ta vuajë dënimin e tij në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore, teksa mungoi edhe në seancën e zhilluar më 14 nëntor. Gjatë kësaj seance gjyqësore, u paraqitën mbrojtja, organi i akuzёs dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

Tre ekspertët mjeko-ligjorë të cilët janë njohur me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore “Gjici”, u betuan në seancën gjyqësore të nëntorit, teksa ju caktuan 11 detyra për të cilat duhet të japin përgjgjë të argumentuara.

11 pyetjet e mëposhtme për të cilat duhet të japin përgjigjë 3 ekspertët mjeko-logjorë:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?

2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?

3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?

4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?

5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?

6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?

7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?

8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?

9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?

10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?

11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Avokati i Gjicit, Markeljan Jance ka deklaruar në seancat e mëparshme se ish-kryebashkiaku vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Ai ka theksuar më herët se Gjici ndodhet në një në një spital privat ku prej disa muajsh po kurohet për problematikat shëndetësore me të cilat ai po përballet në këtë periudhë.