Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’

Suel Çela, një personazh i shumëpërfolur në botën e krimit, ka ankimuar nga arratia masën arrest me burg që është caktuar ndaj tij në maj 2022 për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Prej majit 2022, Çela u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimeve të të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbardhi disa ngjarje kriminale në vendin tonë.

Seanca për kërkesën e Suel Çelës do të mbahet ditën e sotme në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, Suel Çela akuzohet për porositjen e dy atentateve të dështuara ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës i njohur si ‘Oti i Elbasanit’.

Ndërkohë, dy javë më parë GJKKO caktoi një tjetër mase sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale, pas zbardhjes së bisedave në SkyEcc.

Seanca për kërkesën e revokimit të masës së sigurisë do zhvillohet në orën 13.00 në Gjykatën e Posaçme.

Lajm ne perditesim…/shqiptarja.com