Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtëpi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.
Ndër personat për të cilët është ekzekutuar masa“arrest në burg” është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila gjatë ushtrimit të detyrës akuzohet se i shërbente krimit. Fetahu ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan. Ndërkohë referuar dosjes, kjo ish-gjyqtare ka porositur anëtarët e bandës së Çopjave në Elbasan për të eleminuar gazetarin Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin e tij investigativ çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje. Krimi nuk është realizuar sepse grupi kriminal nuk e kanë gjetur dot Saimir Kodrën, por Endri dhe Klejdi Çopja nuk janë ndaluar me kaq pasi i kanë djegur banesën e prindërve të tij.
“… i bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, …. dhe …., të cilët dyshohet se janë ….. dhe …., kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës).
Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish.
Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht” – ishte mesazhi që kishte marrë gjyqtarja./opinion