Shpallja e Pavarësisë, Elbasani përkujton 25 Nëntorin

Sot përkujtuohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së qytetit tw Elbasanit, Shpalljen e Pavarësisë.

Më 25 nëntor 1912, Elbasani shpalli i pari Pavarësinë kombëtare, duke vënë kështu gurin e parë në themelet e kësaj pavarësie.

112 vjet më parë, 35 patriotë nga Elbasani por edhe rrethet e tjera të tij,  shpallën pavarësinë e këtij qyteti në Shqipërinë e Mesme, duke ngritur të parët flamurin e Pavarësisë dhe duke i paraprirë pavarësisë së vendit në 28 Nëntor.

Vështirësitë për të arritur deri në shpalljen e Pavarësisë së  Shqipërisë ishin të shumta, pasi fati i kombit shqiptar ka kaluar nëpër disa orbita dramatike. Kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në vitet 1910-1911 ishin preludi i ngjarjes madhore që do të vinte më pas.

Ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit, çka i vuri rrethet patriotike të qytetit përballë detyrës urgjente të Shpalljes së Pavarësisë me qëllim që autoritetet ushtarake serbe të viheshin para një fakti të kryer.

Edhe  Aqif Pashë Elbasani, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, ndihmoi për kryengritjen e përgjithshme antiosmane në vitin 1912, si dhe në organizmin e çetës së Elbasanit.

Ai bashkë me popullin e Elbasanit dhe me mbështetjen e Ismail Qemalit ngritën flamurin kombëtar më 25 nëntor të vitit 1912, dhe shpallën të parët pavarësinë duke i treguar ushtrisë serbe që po i afrohej Elbasanit, se kishte shkelur në vise të Shqipërisë së Pavarur.

Elbasani kishte një himn të veçantë, himnin e Aqip Pashës, i kompozuar nga dirigjenti austriak Anton Cimfli në vitin 1916, himn i cili mblidhte disa motive patriotike së bashku me himnin kombëtar.

Bandën frymore të Elbasanit e ka krijuar dirigjenti austriak Anton Cimfl në vitin 1916. Në nder të patriotit Aqif Pasha ai ka kompozuar një himn. E ka kompozuar në maj të vitit 1916 dhe në 28 nëntor të vitit 1917 ky marzhymn në nder të tij u ekzekutua pranë shtëpisë së Aqif Pashës. Ky himn është ajo pjesa me cilësi të dobët tek pamjet që është luajtur tek teatri. Fotot e vjetra janë të bandës së asaj kohe me dirigjentin austriak”, tha Emin Palluqi, dirigjent i bandës frymore “Afërdita”.