Elbasani nuk fiton në 7 ndeshjet e fundit, trajneri Bordin: Na mungojnë lojtarë dhe për stërvitje, por…

Elbasani barazoi 1 me 1 përballë Tiranës në stadiumin “Elbasan Arena”. Dhe pse vendasit patën rastet e tyre, tashmë janë prej shtatë ndeshjesh pa fitore në Superiore.

Pas ndeshjes foli trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.

“Djeg barazimi sepse skuadra bëri ndeshje të mirë dhe përtej disa ndërrimeve të detyruara. Bëmë ndeshje shumë të mirë dhe meritonim të shënonim disa momente, 1-2 raste të kundërshtarit dhe pësuam, ne patëm situata dhe nuk arritëm të shënonim. Është paraqitje për t’u vlerësuar, meritonim diçka më shumë.

Është një moment i tillë, krijon raste dhe duhet të shënosh, të jesh i zoti. Ndoshta ndeshjen tjetër ke më pak raste dhe shënon më shumë. Duhet të nisemi nga kjo ndeshje e mirë e djemve sot.

Është e vështirë për ta përgatitur se nuk kemi as numrin e duhur të lojtarëve për stërvitjen. Kishim disa lojtarë jo 100 përqind por duhet të luanin, sidomos në mesfushë. Djemtë kanë bërë ndeshje shumë të mirë, me sakrificë. Lulaj ka luajtur me probleme. Përshëndetja me tifozët e merituar, mund të fitonim, mungon goli por e rëndësishme të krijojmë raste. Sot meritonim të shënonim, duhet të jemi më cinikë dhe të shënojmë.

Është mëkat goli i Tiranës se është ndeshje e mirë dhe kthehemi në shtëpi me barazim, përballë një publiku të tillë. Nuk mjafton të luajmë mirë, duhet fitorja për klubin dhe tifozët dhe vetë djemtë që meritonin 3 pikët.

Zgjedhja është të jemi më të saktë, nëse është problem për mos krijimin e rasteve, sot 7-8, por duhet të jemi më të zotët para portës. Do jetë punë ndryshe, për të ndryshuar diçka. Nuk po mbledhim atë që krijojmë, por e rëndësishme e përsëris është të krijojmë, pastaj të jemi më të zotët dhe të shënojmë”, u shpreh Bordin për RTSH.