Elbasani dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Një barazim mes kaosit që prodhuan 15 minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa asnjë nga skuadrat nuk duket se i mjafton pika e marrë.
Të dy golat erdhën në 45 minutat e dyta, ndërsa pjesa e parë nuk krijoi asnjë rast të veçantë. Tirana gjeti golin në fillim, por gjithçka u anulua pas rishikimit me VAR.
Ishte Elbasani që përfitoi, teksa u akordua 11-metërsh për aksionin para se të shënohej goli i bardhebluve. Hila e mori përsipër dhe e ktheu në gol në minutën e 57-të.
Sfida u hap dhe bardheblutë u hodhën përpara duke barazuar vetëm 6 minuta më vonë me Dembelen, i cili ishte harruar në zonën e Elbasanit.
Pas javës së 14-të, Elbasani mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Tirana ndjek në vendin e shtatë me 3 pikë më pak.