Luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, te Tirana i tremben “hakmarrjes” nga ish-at bardheblu

Tirana do të udhëtojë në Elbasan për të sfiduar skuadrën e Roberto Bordin në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Duel ky që do të luhet më “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 17:00.

Bardheblutë do të tentojnë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe synojnë vazhdimësinë me Gugash Maganin. Nuk do të jetë aspak e lehtë për kryeqytetasit, të cilët do të kenë përballë të shkuarën.

Në fakt janë 4 lojtarë që tani luajnë me verdheblutë, teksa në të kaluarën kanë kontribuar për bardheblutë. Bëhet fjalë për Bruno Luajn, Ardit Hila, Edon Hasani dhe Bedri Greca, të cilët kanë mbajtur veshur fanellën e Tiranës në vitet e kaluara dhe tashmë me fanellën e Elbasanit tentojnë “hakmarrjen” ndaj ish-skuadrës së tyre.

Ndërkohë kujtojmë se dueli i parë mes Elbasanit dhe Tiranës ka përfunduar 1-1, takim i zhvilluar në “Air Albania”.