Elbasani luan sot me Ilirinë për kupë, në një ndeshje ku kalimi i turit duhet të jetë thjesht një formalitet. Gjithsesi, në kampin verdheblu duket se e kanë vlerësuar sfidën maksimalisht, pasi kupa është një ndër objektivat e tyre këtë edicion.
Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi Klevis Kasa pohon se Elbasani e ka detyrë kalimin e turit. “Mendoj se çdo ndeshje duhet vlerësuar, pavarësisht se kundërshtari luan dy kategori më poshtë. Ne duhet të bëjmë detyrën duke e fituar edhe të kalojmë raundin. Normalisht që objektivi për ne është që të shkojmë deri në fund të këtij kompeticioni, t’i kalojmë ndeshjet me radhë edhe të synojmë finalen”, u shpreh fillimisht mbrojtësi i Elbasanit.
TIRANA – Edhe pse luhet të dielën dhe më parë kanë një ndeshje kupe për të kaluar, vëmendja kryesore e Elbasanit është ndaj Tiranës. Kasa ka besim se ndaj bardhebluve do të vijë edhe kthesa që të gjithë presin.
“Me Tiranën e luajmë në shtëpi me tifozët në krah dhe i kemi të gjitha avantazhet për të fituar. Synojmë të bëjmë kthesën në rezultate, duke i marrë ndeshjet të gjitha një e nga një për t’i fituar. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, një ndeshje të mirë dhe kam besim se në fund rezultati do të vijë. Normalisht që rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë në ndeshjet e kaluara. Megjithatë, me rastet që kemi pasur duhet t’i zgjidhnim ndeshjet e të ishim në katërshen e parë. Gjithsesi, tani mendojmë për të ecur përpara”, vijoi më tej fjalën e tij 21-vjeçari elbasanas, që më herët u thirr edhe nga Kombëtarja Shpresa.

VLADIMIR MEMA