Ditën e djeshme është vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit znj. Ilirjana Jani Haxhiu. Në ceremoninë e nderimit merrnin pjesë kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, familjarë, kolegë, miq dhe të afërm.
Llatja theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që Haxhiu ka dhënë për qytetin e Elbasanit ku ndër të tjera theksoi se- “Nderojmë zonjën Ilirjana Jani Haxhiu, me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit. Vlerësojmë përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, duke e bërë model për brezat e rinj🌟”
Ilirjana Jani Haxhiu, është vlersuar me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit pas vdekjes.
Teska kalon rrugëve të këtij qyteti, ndoshta nuk të shkon ndërmend sa shumë njerëz kanë punuar për të ndërtuar këtë qytet, këtë vend.
E teksa lëkundjet sizmike kanë tronditur tokën, banesa jote ka qëndruar e sigurt, muret nuk janë çarë, familja jote ka qenë e sigurt.
Ndoshta s’të ka shkuar ndërmend që dikush duhet falënderuar, dikush që bëri detyrën e tij, por e bëri me ndershmëri, me pasion, dikush që nuk abuzoi, por punoi fortë që ti të ishe i sigurt në shtëpinë tënde.
Liliana Haxhiu për plot 47 vite punoi si inxhiniere zbatuese, me një pasion të cilin e barazon me dashurinë për familjen, si rrallëkush mund të dashurojë punën e tij.
Por si mundi një zonjë të kryente me sukses një punë aq të vështirë, madje duke bashkëpunuar në mënyrë të përkryer me skuadra të tjera punëtorësh.
Për Lilianën punëtorët ishin pjesë e familjes së saj, familja e dytë për të cilët ajo duhet të kujdesej, e teksa kohët kanë ndryshuar Liliana ndiente keqardhja për mundimet e punëtorëve në atë kohë ,mungesën e sigurisë, ndërsa kënaqej që sot punëtorët e ndërtimit janë më të sigurtë.
Për inxhinieren këto nuk ishin thjesht pallate, por kujtime, janë histori dhe njerëz me të cilët ajo jetoi e punoi.
Po kujt ia ka lane trashëgimni Liliana Haxhiu këtë pasion?
Bëj punën që dashuron dhe nuk duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde. Liljana Haxhiu ishte pikërisht mishërimi i kësaj thënieje.
Ajo jetoi plot energji çdo ditë, duke bërë punën e saj me pasion dhe përkushtim.