Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, beson se skuadra e tij i ka cilësitë për të synuar titullin kampion. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, ai deklaroi se Ze Gomesh është më i mirë se Balaj, teksa pohoi se në të kaluarën ka qenë tifoz shumë i zjarrtë i Tiranës.
“Ne e ëndërrojmë vendin e parë. E kam thënë që në fillim të sezonit që në Final 4 besoj që do jemi, pastaj për të qënë në vend të parë nuk e them, por e mendoj çdo ditë.
Balaj dhe Ze Gomesh janë dy të ndryshëm. Balaj ka një eksperiencë shumë vjeçare, unë e njoh dhe personalisht dhe kam respekt. Ze Gomesh është më i mirë se Balaj, sepse është lojtar i yni. I pëlqej bastet dhe besoj se do të shënojë më shumë se Balaj.
Kam qenë tifoz shumë i zjarrtë i Tiranës dhe ekipit Kombëtar, më shumë se këta që thonë jemi tifozë”, u shpreh ndër të tjera Kujtim Llupa.
PANORAMASPORT.AL