Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.
Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.
Lajmi në përditësim…