Izraelitët ikin nga lufta dhe vijnë për turizëm në Belsh

Nga Fatmir Popja

Vitet e fundit Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë me liqenet e shumta karstike është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike si për shqiptarët edhe për të huajt. Edhe këtë vjeshtë, Belshin e  sheh plot me turistë të huaj që mahniten me gjithçka shohin kudo shkojnë. Belshakët po mirëpresin  gjithnjë e më shumë miq nga e gjithë bota, të cilët e thonë me plot gojën se duan të vinë sa më shpesh aty  dhe kudo në Shqipëri. Edhe gjatë kësaj jave mjaft grupe me turistë mbushën rrugët dhe Pedonalen e Belshit.

Dy prej këtyre grupeve ishin me turistë të grup moshave të ndryshme nga Izraeli .Edhe pse situata mes Izraelit dhe Palestinës vazhdon të jetë e rëndë për shkak të luftës, tur operatorët po sjellin në Shqipëri grupet me turistë nga ky vend, të cilët jo vetëm nuk i kanë anuluar udhëtimet për  në vendin tonë gjatë kësaj vjeshte, por përkundrazi i kanë shtuar ato. Izraelitët vijnë dhe qëndrojnë gjatë në Shqipëri ku relaksohen pas terrorit që kanë përjetuar në vendin e tyre për shkak të gjendjes mjaft të rëndë të shkaktuar nga lufta.

“Ju e dini që Izrael lufta vazhdon , por ne  ne kemi ardhur turistë në Shqipëri “,thonë turistët e ardhur nga ky vend . “S’është hera e parë që ne vijmë në këtë vend të mrekullueshëm “,thotë Yosef Balboul ,turist dhe guidë nga Izraeli.”Unë gjithmonë i sjell grupet me turistë nga Izraeli në Belsh dhe kudo në Shqipëri.Ne jemi të gjithë nga Izraeli dhe erdhëm të bëjmë pak pushim në Shqipëri nga lufta që është tani në Izrael.Erdhëm të qetësohemi pak sepse siç e dini lufta vazhdon ende në Izrael.Prandaj ne erdhëm të relaksohemi  pak në Belsh.Kemi qenë edhe në Valbonë, Theth,Sarandë , në çdo cep dhe vend të bukur që ka Shqipëria.E pëlqejmë shumë këtë vend, njerëzit në Shqipëri janë shumë të mirë”.

Ndërkohë të gjithë turistët izraelitë flasin me superlativa për mrekullitë natyrore të Belshit , për liqenet karstike të zonës së Dumresë dhe të gjithë Shqipërisë.Është vend i mrekullueshëm.E duam shumë Shqipërinë thonë  kur flasin për vendin tonë .Ata bëjnë me krenari simbolin e shqiponjës  me duar duke shprehur simpatinë për shqiptarët dhe Shqipërinë.Faleminderit Shqipëri! Është vend shumë i bukur thonë njëzëri disa turistë izraelitë.Një tjetër thotë se ka mësuar shumë kohët e fundit për Shqipërinë.Dikur kujtonim se shqiptarët ishin mafiozë, por realiteti është ndryshe dhe vlerat e këtij vendi dhe vlerat e këtij populli duhet tja tregoni gjithë botës.”Unë vij për herë të parë këtu .Shqipëria është një vend shumë i mirë dhe historinë duhet ta tregoni me krenari.Shqiptarët janë zemër mirë .Shqiptarët myslimanë në kohën e Luftës së Dytë Botërore strehuan izraelitët dhe i kam në zemër për atë që kanë bérë për hebrenjtë” .

Turistët izraelitë gjatë guidës në Belsh treguan se kaluan jashtëzakonisht bukur gjatë shëtitjeve  e në kafene .Shumë këndshëm ishte edhe në restorantet e Belshit  ku gatuhej shkëlqyer e shërbehej ushqim i shijshëm thonë ata .Madje vizituam rastësisht edhe Panairin Agroushqimor Belsh ku takuam plot njerëz fisnikë e mjaft punëtorë dhe aty pamë e shijuam prodhimet e stinës së vjeshtës  si edhe blemë gjithçka na pëlqeu.Belshi ishte një mrekulli që as  e kishim imagjinuar dhe jemi të lumtur që ishim në këtë vend të bekuar.Do vijmë sërish në Belsh dhe në Shqipëri dhe do jua sygjerojmë të gjithë miqve dhe të njohurve tanë u shprehën turistët izraelitë.

Prej disa vitesh, turistët nga Izraeli e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar.Ata janë turistë elitarë që kërkojnë akomodim në hotele me kushte luksi dhe   thonë se Shqipëria i ka befasuar me ritmet e zhvillimit . Na pëlqen shumë ky vend dhe  gjithmonë që duan guida të jetë sa më e larmishme që të shohin e shijojnë gjithçka që ofron për të huajt Shqipëria turistike.Vitet e fundit kanë ardhur në Shqipëri me dhjetra mijë turistë nga Izraeli duke shënuar rritjen më të lartë krahasuar me turistët e vendeve të tjera.