Shërbimet e Komisariatit në Peqin kanë shpallur në kërkim një 26-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri shtetasin Sh.C, 41 vjeç.
Policia bën me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është 26-vjeçari A.T, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.