Stadiumi “Elbasan Arena”, stadiumi me më shumë tifozë. Pas tij renditet…

“Elbasan Arena” është stadiumi që ka pritur më shumë tifozë në elitën e futbollit shqiptar në përfundim të fazës së parë.

Në këtë impiant kanë qenë të pranishëm 27500 tifozë, ndërsa “Air Albania” mban vendin e dytë me 18450 tifozë e pas tij ‘Loro Boriçi’, me 10500 tifozë.

Numri i spektatoreve të pranishëm në 9 javët e para, ka ardhur në rritje në pesë vitet e fundit. Në sezonin 2020/21 regjistrohet shifra më e vogël, 1490, për shkak të mbylljes së stadiumeve prej pandemisë Covid-19.

Një vit më pas, shkon në 50955, ndërsa në sezonet pasardhëse me shifrat 61040 dhe 82900 në sezonin e shkuar.

Pas 9 javëve në total, numri i spektatorëve në stadium shkon në 88337.

Deri më tani, në kampionat janë shënuar 94 gola nga 10 ekipet, mesatarisht 2.08 gola për ndeshje.

Kjo shifër është më e ulët në krahasim me një sezon më parë, ku u shënuan 121 gola, por më e lartë se në sezonet 2022/23 dhe 2020/21.

Goalshënuesit më të mirë të superiores aktualisht janë Bekim Balaj dhe Peter Mandela Itondo, me nga 5 rrjeta.

Klan News