Spitali Rajonal i Elbasanit marshimsensibilizues në kuadër të “Tetorit Rozë”, thirrje vajzave e grave për…

NGA FATMIR POPJA

Në kuadër të muajit të fushatës së sensibilizimit ndaj parandalimit të kancerit të gjirit, Spitali Rajonal i Elbasanit ka organizuar një marshim sensibilizues ndaj sëmundjes së rëndë e cila mund të shërohet totalisht nëse identifikohet dhe kurohet në kohë. Pikërisht ekzaminimet rutinë, kanë qenë tema kryesore e mesazheve të përcjella në këtë aktivitet.

Luljeta Vathi, Mjeke Onkologe në Spitalin Rajonal të Elbasanit u shpreh se kauza për të cilën jemi mbledhur masivisht në një marshim sensibilizues sot më bulevardin kryesor është shumë e rëndësishme.Në këtë muaj ,ne bëjmë apel për kontrolle të shpeshta. Është e rëndësishme kryerja e mamografisë rutinë çdo dy vite sidomos për gratë mbi 45 vjec pasi është pjesa e moshës ku gjejmë rastet më të shpeshta. I drejtohem grave ,tregohuni vigjilente për shëndetin tuaj, sepse shëndeti juaj është shëndeti I familjes.
Po aq i rëndësishëm është mbështetja psikologjike për personat e prekur. Psikologët thonë se momenti i parë është traumë për të gjithë familjen. Jonida Mustafaraj ,
Psikologe e njohur në Elbasan thekson se momenti i parë i diagnostikimit është momenti më i vështirë dhe .Mustafaraj thekson se që në momentin e parë psikologu është pjesë e rrjetit që informon dhe mbështet pacienten. E rëndësishme është që pacientja gjatë gjithë kurimit të saj të qëndrojë aktive në aktivitetet e përditshme të cilat do ta ndihmojnë edhe në gjendjen psikologjike.
Përpos dhjetëra grave e vajzave të Elbasanit, aktivitetit sensibilizues të kësaj të Premteje ju bashkuan edhe turistë të huaj të ndodhur në Elbasan.Ne jemi nga Turqia u shpreh një grua turiste. Jemi të lumtur që jemi këtu me ju sepse këto aktivitete janë shumë të rëndësishme. Çdo vit ne përpiqemi të ndihmojmë gratë dhe vajzat të kryejnë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.Është shumë e rëndësishme u shoreh një turiste e moshuar ,sidomos gratë e reja, por edhe për burrat që të kenë akses të vazhdueshëm përsa i përket shëndetit. Ne ju urojmë shumë shëndet e fat grave dhe vajzave. Ju jemi shumë të zonjat u shpreh një turiste tjetër.
Të pranishmit theksuan se kujdesi për shëndetin duhet të jetë kryefjalë e çdo dite e muaji dhe jo vetëm muajit Tetor , por çdo ditë të vitit.Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Spitali Rajonal i Elbasanit u ka bërë thirrje të vazhdueshme grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë, për zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.Gratë dhe vajzat që ende s’kanë bërë një mamografi,mund ta bëjnë në Spitalin Rajonal të Elbasanit në çdo kohë.