Elbasan, Mazniku takim me socialistët e Rajonit nr 5-6: Përkushtim e përgjegjshmëri për zgjedhjet e ardhshme

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku gjatë një takimi me socialistët e Rajonit nr 5-6, tha se do të vazhdojnë me përkushtim e përgjegjshmëri edhe më të madhe për 4 vitet e ardhshme.

 ”Me kryetarët dhe anëtarët e familjes socialiste të Rajonit numër 5 dhe 6 në Elbasan, bashkë me Evis Kushi dhe Gledian Llatja, për Elbasanin 2030 dhe Shqipërinë 2030. Të qënit pranë njerëzve, diskutimi dhe konsultimi me ta, është arsyeja e fitoreve të Partisë Socialiste dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim e përgjegjshmëri edhe më të madhe për 4 vitet e ardhshme”,-shkruan Mazniku.