Elbasan/ I bullizuan fëmijët, 32-vjeçari kanos shoferin e autobusit dhe nxënësit

Një 32 vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik dhe disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare.

Sipas policisë, dyshohet se shoferi i autobusit dhe nxënësit kanë bullizuar fëmijët e tij.

“Ndaluan shtetasin 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.