Bashkia Elbasan ka nisur procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Shushicë, ku në bashkëpunim me banorët dhe përfaqësuesit e zonës, u diskutuan problematikat dhe nevojat për t’u përfshirë në planin e investimeve për vitin 2024.
Në takime ishin të pranishëm nënkryetari i Bashkisë, z. Asim Sula, kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Lutfi Lala, si dhe kryetarët e Njësive Administrative përkatëse.
Në Shushicë u theksuan investimet në infrastrukturë, përfshirë rregullimin e rrugëve dhe ndërtimin e këndit sportiv të shkollës. Banorët ngritën shqetësime për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energjinë elektrike, si dhe kërkesat për asfaltim të rrugëve të brendshme.
Me banorët në Gjinar dhe Zavalinë u evidentuan investimet e deritanishme, përfshirë rregullimin e qendrës së Gjinarit dhe asfaltimin e rrugëve, ndërkohë që banorët kërkuan ndërhyrje shtesë për rrugët e brendshme dhe ndriçimin publik.
Bashkia Elbasan mbetet e përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve në çdo njësi.