“E merituam barazimin”, trajneri Bordin: Ishte ndeshje shumë e vështirë, kemi gabuar pak me…

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, analizoi barazimin që skuadra e tij arriti ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku italian ndër të tjera u shpreh:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes. 

Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin. 

Edhe në ndeshjet e tjera, kështu kemi vendosur që t’i presim kundërshtarët. I mbajta afër dy sulmuesit, sepse dy qendërmbrojtësit e tyre luajnë mirë me topin dhe kërkojnë të kapin në befasi mbas shpine. Luajtëm me 3-5-2, me lojtarët e krahut dhe ata që luajnë më brenda. 

Kemi gabuar pak me shkallëzimin, duhet të luanim më shumë me mesfushorët dhe jo me mbrojtësit, këtë e rikuperuam në pjesën e dytë.

Kemi vuajtur më shumë në pjesën e parë, në pjesën e dytë fituam më shumë duele, për t’u përballur më shumë me ta. 

Nuk mund ta bëja presingun me lojtarin e pestë të prapavijës, sepse do të na sulmonim me topa pas shpine”, deklaroi Bordin për “RTSH”.