26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan ndodhur më 14 korrik 2024.
Ai pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.
Tritoli prej të cilit mbeti viktimë 26 vjeçari ishte vendosur në banesën e fqinjve ku jetonin dy motrat Nikolli.
Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli.