Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar.
Sjellja e tifozëve në derbi, kanë sjellë një gjobë prek 200 mijë lekësh për Tiranën dhe 100 mijë lekësh për Partizanit. Gjithashtu dy klubet, urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.
Me gjobë janë dënuar edhe Elbasani për sjelljen e tifozëve ndaj Egnatias, por edhe Flamurtari, për sjelljen ndaj Apolonisë në Kategorinë e Parë.
Ndër të tjera, Dinamo është urdhëruar të shlyejë detyrimet ndaj ish-trajnerit të tyre, Nevil Dede dhe kanë një afat prej 30 ditësh për ta bërë këtë.