Një 49-vjeçar në Elbasan është arrestuar në Flagrancë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti, qindra litra naftë. Kjo naftë dyshohet të jetë kontrabandë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë goditur 1 rast të kontrabandës së mallrave.
Për këtë rast u arrestua në fragrancë shtetasi G. L., 49 vjeç, banues në Përrenjas, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.