Efekti “Elbasani”, futbollisti i “verdheblu” merr ftesë nga kombëtarja për Ligën e Kombeve

Kristian Dros është ftuar nga kombëtarja e Moldavisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sfidat që do marrin jetë në tetor do të shohin kështu të paktën një futbollist të Elbasanit që do angazhohet.

Njoftimi i Elbasanit: “International Dros! Cristian Dros thirret në Kombëtaren Moldave për ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League. Me fat Cristian!”

Dros regjistronte ftesën e fundit te Moldavia para 1 viti. Elbasani duket të ketë dhënë efektin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të marrë minuta.

PANORAMASPORT.AL