Godinat arsimore të financuara nga qeveria për këtë vit kanë shtuar numrin dhe pas asaj të Perondisë në Kuçovë, është inauguruar edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për shkollën “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut. Ajo që bie në sy është fakti se është ndërtuar me standarde si një kompleks i mirëfilltë edukimi, i ngjashëm me ato europiane.
Edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin në Facebook dedikuar këtij kompleksi shkollë-kopsht, që sapo ka hapur dyert.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me shkollën e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut, një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”.