Elbasani mbetet një ndër destinacionet më të preferuar nga turistë të huaj dhe vendas të cilët janë të apasionuar pas vlerave historike dhe të trashëgimisë kulturore. Ndonëse janë vizitorë vetëm për një ditë ata vlerësojnë pasuritë e këtij qyteti dhe dëshirojnë të rikthehen sërish në Elbasan, duke ua këshilluar këtë dhe familjarëve dhe miqve të tyre.
“Kemi ardhur nga Tirana ku kemi qëndruar 5 ditë. Sapo erdhëm në Elbasan, sapo kemi ndaluar. Do të qëndrojmë rreth 2 orë e më pas do të nisemi për në fshatin Lin. Më pëlqen shumë Shqipëria. Kemi kaluar 15 ditë do të vij sërish. Do t’u them dhe miqve të mi ”shprehet turistja.
“Më pëlqen këtu është vend mahnitës do te doja të vija sërish me familjen time”, tha turisti.
E që turistët të kenë më shumë mundësi për të qëndruar në Elbasan, prej kohësh dhe qytetarët elbasanas që kanë banesat Brenda kalasë shekullore po i kthejnë ato në bujtina.