Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Gentian Bakon, punonjësin e INUV Elbasan, të arrestuar pak ditë më parë, për një rast korrupsioni.
Gjyqtaria e çështjes, Elsa Ulliri, ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00
Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.
Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e mësipërm për marjen rryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin një tendë lokali.