Trajneri i Elbasanit: Jam i mërzitur, duhet ta analizojmë këtë humbje

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin ka folur pas humbjes që pësuan kundër Dinamos. Ai u shpreh se duhet të luanin më mirë pjesën e dytë por që duhet të nxjerrin mësim nga kjo sfidë.

 “Jam pak i mërzitur se pjesën e parë i falëm terren kundërshtarit dhe pas kartonit duhet të silleshim më mirë dhe të qarkullonim më mirë sepse në superioritet numerik duhet të ishim më mirë. Është një humbje që duhet ta analizojmë dhe të mësojmë nga kjo humbje. Në qoftë se duhet të analizojmë ndeshjen duhet ta marrim që ndeshjen e parë, nuk kemi ndenjur në mbrojtje me Skënderbeun kundër Teutës bëmë një ndeshje shumë të mirë sicc e thotë dhe rezultati. Ndërsa sot pjesën e parë ia kemi falur kundërshtarit në pjesën e dytë duhet ta kontrollonim më mirë, se me kundërsulmin e tyre morëm edhe golin e dytë”, tha Bordin pas ndeshjes për emisionin “Supergol” në “RTSH Sport”.