Elbasani ia doli që të merrte 3 pikët e para në këtë sezon të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përballë Teutës, përfundoi 3-0 në favor të vendasve.
Por, kjo ishte një fitore me pasoja. Bedri Greca u largua nga fusha i dëmtuar, duke bërë trajnerin Roberto Bordin me “dhimbje koke”. Sulmuesi titullar i verdhebluve u zëvendësua në minutën e 41’ të pjesës së parë nga Ardit Hila.
Ende nuk dihet niveli i dëmtimit të Grecës, teksa pritet të kuptohet më qartë ditët në vijim. Por, 33-vjeçari rrezikon seriozisht sfidën e radhës në Superiore, atë kundër Dinamos.