Ethet e Nilit, konfirmohen dy raste në Elbasan

Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, sipas burimeve jo zyrtare kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë idenfikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.