Elbasani shpreson për rikthimin e mesfushorit, blerja italiane përsëri jashtë

Elbasani barazoi 1-1 në javën e parë në transfertën përballë Skënderbeut, teksa në javën e dytë do të luajë në shtëpi kundër Teutës. Sfida që do të zhvillohet këtë të hënë, do të startojë në orën 20:00.

Trajneri  Roberto Bordin kishte mungesa të rëndësishme ndaj korçarëve, si Kristi Qose, Esin Hakaj, apo dhe blerja tjetër e kësaj merkato, italiani Giuseppe Agostino. Hakaj është endë në fazë rikuperimi, ndërsa Qose mund të jetë në stol ndaj durrsakëve.

Megjithatë, portieri italian Agostino nuk llogaritet përsëri. Gardiani nuk është akoma i gatshëm për të bërë debutimin e tij në Superiore, pasi dëmtimi i tij është tepër i rëndë.