Aksident në Elbasan, lëndohen rëndë dy shoferët

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Urës së Zezë në Pajovë të Elbasanit.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një automjet tjetër tip “Skoda”, duke shkaktuar lëndime të rënda tek të dy shoferët.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.