Esin Hakaj vetëm pak orë më parë u zyrtarizua nga Elbasani si futbollisti më i ri që u bashkohet verdhebluve. Mbrojtësi “blindon” kështu krahun e majtë të elbasanasve, ku në sezonin e ri synojnë të lënë gjurmë në Superiore.
Menjëherë pas zyrtarizimit në Elbasani nuk ka vonuar edhe reagimi i shkodranit. Në rrjetet sociale shkodrani ka ripostuar njoftimin e klubin, ndërsa e ka shoqëruar me dy emoi në formë zemre me ngjyrat verdh dhe blu.
Një “gol” nga Hakaj, i cili fiton kështu menjëherë zemrat e “Tigrave VerdheBlu”. Kujtojmë se mbrojtësi u largua nga Vllaznia pas 3 sezonesh, por zgjodhi të mbetej në Superiore.