Elbasani vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me një portier.
Sips “Supersport” bëhet me dije se verdheblutë kanë firmosur me Giuseppe Agostino. Ky i fundit në të kaluarën ka qenë pjesë e Genoas në Serie A.
21-vjeçari ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Elbasanin dhe transferohet në Superiore me parametra zero. Zyrtarizimi i gardianit të portës pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Për Agostinon do të jetë aventura e tij e parë jashtë Italie, teksa përveç Genoas ka luajtur edhe për Teramo dhe Triestina.