Bashkia Elbasan takim me aktorët lokalë në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje

Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Z. Gledian Llatja Bashkia Elbasan mblodhi sot Komitetin Drejtues për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje. Ne këtë takim ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile pjesë e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje u diskutua mbi:

* Ofrimin dhe nevoja për shtimin e shërbimeve sociale të dedikuara për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore.

* Koordinimi ndërinstitucional për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

* Nevoja për një database të ofrimit të shërbimeve për viktimat e dhunës në familje i aksesueshëm nga anëtarët e MKR për të shmangur mbivendosjen e shërbimeve dhe të unifikohen statistikat e raportuara.

* Sfidat e hasura nga aktorët lokalë në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

Bashkia Elbasan e ka një ndër prioritetet e saj adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe me bazë gjinore, mbështetjen e rasteve viktima të dhunës në familje përmes një qasje të integruar dhe të koordinuar me të gjithë anëtarët e MKR.