Eshtë ndarë nga jeta kryeredaktori i “Gazetës Panorama” dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Lumezi dha frymën e fundit në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
57-vjeçari gjatë karrierës së tij prej dy dekadash dha një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të “Gazetës Panorama”. Ai e nisi karrierën si gazetar në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se varrimi i tij do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë. Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.