Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka ndarë pamjet nga puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.
Përpos fotove të postuara në Facebook, Llatja shkruan se projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
“MIRËMËNGJES 😊
me punën në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza III, me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit👷🏼👷♀️
🛣️I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit e KORRIDORIT 8 dhe lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë🤝
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱”- shkruan Llatja në rrjetin social facebook.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2024/06/441954499_1020927002738084_5105048752322229770_n.jpg?resize=618%2C773&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2024/06/448985512_1020927072738077_1295925356243937516_n.jpg?resize=618%2C773&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2024/06/449483416_1020927172738067_5426806723916222306_n.jpg?resize=618%2C773&ssl=1)