Dy persona, të moshave 33 dhe 37 vjeç, janë arrestuar këtë të premte në Elbasan. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në dy raste të vjedhjes me dhunë të kioskave në qytetin e Elbasanit.
Për këta 2 shtetas, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.