Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan u zhvillua takimi i radhës mbi masat tekniko organizative për parandalimin dhe përballimin e zjarreve në periudhën verore, qershor- tetor 2024 në qarkun Elbasan.
Bazuar ne urdhrin nr 98 datë 04.06.2024 Nënprefekti Z. Albert Ceci, është caktuar nga Ministri i Brendshëm Z. Taulant Balla të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e Prefektit të Qarkut Elbasan. Urdhri iu bë i njohur pjesëmarrësve në takim nga Sekretarja e Përgjithshme Znj.Spaho.
Në takim u diskutua mbi punën e bërë nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në bashkëpunim me Degët Territoriale që veprojnë ne qark, gjatë vitit 2023 si dhe masat që duhet te merren gjate 2024 për parandalimin dhe mos përsëritjen e situatave te ngjashme të zjarreve.
Në mbyllje të takimit Z. Ceci falenderoi pëfaqësuesit e institucioneve të cilët morën pjesë ne takim për gatishmërinë që kanë treguar në çdo situatë rreziku.