U organizua në Kuvendin e Shqipërisë sesioni special i Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, me temën “Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi”.
Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), së bashku me International Civil Society Action Network – ICAN dhe Kuvendi i Shqipërisë , zhvilluan sot në sallën e seancave plenare sesionin special të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile “Gratë, Paqja dhe Siguria”, me temën “Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj Valikaj , Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu , Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Evis Kushi , Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino , znj. Lejdi Dervishi Dervishi – Koordinatore Kombëtare/Drejtore e Qendra Cve, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.
Në hapjen e aktivitetit, deputetja Evis Kushi i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve, në veçanti grave paqendërtuese nga 47 vende të botës, kryesisht nga zonat e konfliktit.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë, përveç agjendës kombëtare, është angazhuar dhe mbështet nismat rajonale dhe ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, ka nxitur dhe do të vijojë të nxisë qeverinë dhe institucionet të rrisin kontributin në këto nisma.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, u shpreh se ekziston një korelacion i qartë midis gruas dhe paqes: Një ekuacion që thotë: “Grua baraz me paqe”.
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, u shpreh se takimi i 10-të i këtij forumi vjen në një moment vendimtar teksa jemi dëshmitarë të sfidave komplekse të sigurisë që burojnë nga një peizazh gjeopolitik i trazuar me pasoja afatgjata për gratë dhe vajzat.
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare / Drejtoresha e Qendrës Koordinuese për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), znj. Lejdi Dervishi mbajti një fjalim mbi rolin e Rezolutës 1325 si dhe agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Znj. Dervishi u shpreh se për Shqipërinë, Rezoluta 1325 nënvizon angazhimin e vazhdueshëm për të integruar perspektivat gjinore në politikat tona të sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht kur ato lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Drejtoresha e WCDCA, znj. Rudina Çollaku, në fjalën e saj veçoi kontributin e Qeverisë Shqiptare dhe shembullin unik për krijimin e partneriteteve strategjike në dobi të politikave të zhvillimit të cilat lidhen ngushtë me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke e lehtësuar ndjeshëm dhe procesin e kohezionit social.
Znj. Sanam Naraghi Anderlini MBE – CEO e International Civil Society Action Network (ICAN), falenderoi qeverinë shqiptare për kontributin e veçantë në ndërtimin e urave për një paqe të qëndrueshme në të gjitha nivelet dhe për arritjet në implementimin e planeve të hartuar për Rezolutën 1325.
Sesioni i dytë u moderua nga znj. Eralda Çani – Eksperte për ligjin dhe kuadrin ligjor të PKV 1325 dhe u hap me fjalën e Ambasadorit Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Embassy of the Netherlands in Albania , i cili ndau me të pranishmit shembullin e kësaj ambasade dhe punën e bërë në vendin tonë në partneritet me aktorët kyç në implementimin e Rezolutës 1325.
Më tej, Ambasadori Michel Tarran, Shefi i Prezencës së OSBE-së – OSCE Presence in Albania, theksoi rolin e këshillave vendore të sigurisë dhe punën e bërë në dobi të ruajtjes së paqes.
Përfaqësues i UN Women Albania, Z. Michele Ribotta ne fjalen e tij, e cilesoi kete session një demonstrim i konkretizimit të veprimit të grave në përpjekjet për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat nga dhuna , duke shprehur konsiderate dhe mirenjohje per punen e bere nga grate ne kete aspekt.
Në vijim, Drejtoresha e USAID/Albania dhe Zëvendës Ambasadorja në Detyrë e Ambasadës Amerikane në Tiranë US Embassy Tirana , znj. Mischere Kawas, theksoi fuqinë e projektit të USAID-it #FuqizojmëKomunitetin, i cili amplifikon zërat e grave dhe forcon partneritetet lokale. Kur qeveritë lokale, shoqëria civile dhe komunitetet punojnë bashkë, ne jo vetëm që i përgjigjemi shpejt nevojave, por fuqizojmë gratë të bëhen nismëtare të vërteta të ndryshimit. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më paqësore dhe të barabartë.
Znj. Robinah Rubimbwa – Themeluese dhe Koordinatore Kombëtare, Koalicioni 6 për Veprim në 1325 (CoACT) dhe anëtare e WASL, nga shteti i Ugandas, ndau shembullin e saj në ndërtimin e paqes duke vënë theksin tek mbështetja ekonomike si element me rëndësi kyçe në fuqizimin e gruas.
Znj. Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive e @Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (AWEN), në fjalën e saj premtoi se rrjeti AWEN do të jetë gjithmonë i gatshëm të veprojë për çështjet që lidhen me gratë.
WCDCA falënderon të gjithë partnerët dhe aktorët që bënë të mundur realizimin e këtij sesioni, i cili do të mbetet në histori si një ngjarje e rëndësishme që mblodhi gratë paqendërtuese nga 4u vende të botës, me një qëllim kryesor: Forcimin e bashkëpunimit lokal dhe global në dobi të paqes dhe sigur