11 shoferë janë gjobitur pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, për mosrespektim rregullash në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan
Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.