Elbasani një hap të madh drejt energjisë së pastër

Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një iniciativë të re të rëndësishme për t’u përgjigjur sfidave të ndryshimeve klimaterike dhe për të garantuar sigurinë energjetike. Kryetari i Bashkisë ka njoftuar instalimin e disa paneleve diellore në tarracën e bashkisë, duke prodhuar kështu energji të gjelbër.

“Energji e pastër në bashkinë e Elbasanit🌿. Për t’ju përgjigjur sfidave të ndryshimeve klimaterike dhe garantuar sigurinë energjetike përmes prodhimit të energjisë së gjelbër. 🌱⚡ Krijojmë një model praktik të demokratizimit të sektorit të energjisë duke rritur përfitimin për komunitetet tona,” deklaroi Kryetari i Bashkisë.

Kjo nismë synon jo vetëm të reduktojë emetimet e karbonit, por edhe të shërbejë si një model për komunitete të tjera në Shqipëri, duke promovuar përfitimet e energjisë së rinovueshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm.