Një 56-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Artur Llupa, i cili njihet edhe me dy emra të tjerë Robert Cani dhe Luan Tabaku.
Llupa është i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.
“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
Aetur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan
Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.